Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se gjyqtarja Elsa Ulliri duhet të japë dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se nëse Ulliri do gjykojë çështjen, do vendosë në favor të Sali Berishës, pasi është kushërira e deputetes së PD, Andia Ulliri.
“Kemi konflikt të pastër interesi, kemi të bëjmë me kushërirën e deputetes. Berisha i ka pasur qejf procedurat me grep. Tani e ka ndrequr shortin, që ta marrë në dorë, një person që ka konflikt interesi. Moralisht, kjo gjyqtare duhet të japë dorëheqjen. Nëse kjo gjykatëse do mbesë në kryesinë e çështjes, vendimi është marrë. Deklaratat e Berishës nuk duhen marrë gjithmonë seriozisht, Berisha akuzon dhe nxin shqiptarët kudo që janë.”, theksoi ai.
- Po fliste në një takim në Minneapolis, kongresmenia demokrate sulmohet dhe spërkatet me një substancë të panjohur - 28/01/2026
- Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti - 28/01/2026
- Dëshmia e të mbijetuarit të Holokaustit: Ne na dehumanizuan - 28/01/2026