20.5 C
Tirana
01 / 07 / 2025

Gjyqtarë italianë për Shqipëri–Serbi/ UEFA zbulon arbitrin që do të gjykojë ndeshjen e 7 qershorit

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, dhe UEFA ka zbuluar tashmë emrat e zyrtarëve të ndeshjes.

Takimi do të drejtohet nga arbitri italian Davide Massa, i cili ka një precedent të vetëm me Kombëtaren shqiptare: një miqësore kundër Gjeorgjisë, zhvilluar më 16 nëntor 2015 në stadiumin “Qemal Stafa”, e cila përfundoi me rezultatin 2–2.

Asistentët e tij do të jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Fabio Maresca. Në dhomën e VAR-it do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë për Shqipërinë në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores ndaj Andorrës. Ndërkohë, për Serbinë kjo do të jetë sfida e parë në grup.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x