Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu uroi Friedrich Merz pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare gjermane.
Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e Netanyahut, thuhet se Merz e ftoi liderin izraelit në Gjermani.
“Merz falënderoi kryeministrin për bisedën dhe tha se do ta ftonte për një vizitë zyrtare në Gjermani, në kundërshtim me vendimin skandaloz të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ta cilësuar kryeministrin si kriminel lufte”, thuhet në deklaratë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Netanyahun, për ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit dhe komandantin ushtarak të Hamasit. Nëse Netanyahu udhëton në një shtet anëtar të Gjykatës së Hagës, ai mund të përballet me arrestim dhe vetë Gjermania, e njeh autoritetin e kësaj gjykate.
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026
- Gazetari ironizon garën e Meremes për kryetar të PD/ Leka: Po hyre në selinë e PD, hyn me mbiemër Sela e del me Sala… - 01/05/2026
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026