36.6 C
Tirana
11 / 08 / 2026

Gjykata merr vendimin, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dënohet me vdekje

Gjykata Penale në Damask ka dënuar me vdekje ish-presidentin sirian Bashar al-Assad, vëllain e tij Maher al-Assad dhe ish-zyrtarin e sigurisë Atef Najib, pasi i shpalli fajtorë për vrasje, tortura dhe nxitje për vrasje.

Atef Najib u gjykua në prezencë, ndërsa Bashar dhe Maher al-Assad u gjykuan në mungesë. Gjykata urdhëroi gjithashtu që Bashar dhe Maher al-Assad të ndiqen ndërkombëtarisht.

Sipas vendimit, Bashar al-Assad u shpall fajtor për vrasje të paramenduar të disa personave, mes tyre edhe fëmijë, si dhe për tortura, ndalime arbitrare dhe krime kundër njerëzimit. Për këto akuza, gjykata vendosi dënimin me vdekje.

Ndërkohë, gjykata deklaroi se hetimet dhe dëshmitë e dëshmitarëve kanë provuar përfshirjen e Atef Najib në marrjen në pyetje të të arrestuarve pas nisjes së protestave në Daraa në vitin 2011, si dhe në një fushatë të forcave të sigurisë kundër civilëve.

Gjykatësi Al-Arian i Gjykatës së Katërt Penale në Damask tha se dëshmia e dëshmitarit vërtetoi rolin e Asadit në krimet si “vendimmarrësi më i lartë” dhe se ai ka përdorur institucionet shtetërore për të lehtësuar kryerjen e tyre.

Assad dhe vëllai i tij u larguan në Rusi pasi kryengritësit marshuan në Damask, në dhjetor 2024.

Najib u arrestua më vonë dhe u bë një nga zyrtarët më të lartë që u nxor në gjyq.

Vendimi shënon një zhvillim të rëndësishëm në proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqjes siriane, pas viteve të luftës dhe represionit të regjimit të Bashar al-Assadit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x