21.5 C
Tirana
27 / 05 / 2026

Gjykata e Strasburgut kalon për gjykim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit që lidhet me Teatrin Kombëtar

Gjykata e Strasburgut ka pranuar për shqyrtim kërkesën dhe ka kaluar për gjykim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit që lidhet me Teatrin Kombëtar, që u shemb në maj të vitit 2020. Lajmin e ka bërë me dije Adriana Kalaja, avokatja për Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Njoftimi:

Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se ndryshe nga Gjykata jone Kushtetuese e cila nuk pati kurajon te mbroje vendimin e saj, Gjykata e Strasburgut ka pranuar kerkesen dhe ka kaluar per gjykim çeshtjen e mos ekzekutimit te vendimit qe lidhet me Teatrin Kombetar. Duke ju falenderuar dhe vleresuar pafund per te gjithe mbeshtetjen qe i keni dhene kesaj Kauze, Ju lutemi jepini hapesire mediatike ketij lajmi kaq te rendesishem ne betejen tone. Ju faleminderit..

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij me finalizim prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020. Hetimi nisi pas kallëzimeve të bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020. Në pyetje është marrë dhe Hervin Çuli, për rolin e tij si drejtor i Teatrit Kombëtar. Për tre orë rresht, ai ka dhënë llogari para prokurorëve të posaçëm në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit të Teatrit Kombëtar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x