13.5 C
Tirana
03 / 03 / 2024

Gjykata e Lartë vendos më 27 dhjetor për vulën e PD, Berisha paralajmëron protestë para godinës

Opozita do të zhvillojë një protestë të mërkurën e 27 dhjetorit para Gjykatës së Lartë, aty ku do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për shqyrtimin e çështjes së legjitimitetit të vulës dhe drejtuesit të Partisë Demokratike.

Ditën e protestës e njoftoi kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, nga tubimi që po zhvillohet para Kryesisë së Kuvendit, ku njëherësh Këshilli i Mandateve po shqyrton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të tij, çka do t’i hapte rrugën edhe arrestimit.

Përveç kësaj proteste, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që çdo të enjte të jenë të pranishëm në tubimet që do të zhvillohen para Parlamentit.

Më 27 dhjetor çdo demokrat dhe demokrate para Gjykatës së Lartë ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do të qëndrojmë. Do qëndrojmë dhe do fitojmë. E enjtja që vjen të gjithë para Parlamentit monist. Këta duken të fortë por këta janë kalbësira. Ju ftoj ju ditën e enjte dhe çdo të enjte para Parlamentit, për pluralizmin, për demokracinë. Çdo qytetari shqiptar që do sadopak këtë vend i bëj thirrje të ngrihet. Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria sesa të humbasë 35% të djemve dhe vajzave, burra dhe grave në 10 vite”, tha Berisha.

Më 27 dhjetor, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Apelit, marrë në datën 3 Mars 2023 që shfuqizoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili njohu “Rithemelimin” si organ drejtues të PD në zbatim të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x