18.5 C
Tirana
22 / 04 / 2026

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Spiro Kserës, ish-ministër i dënuar për vjedhje

Gjykata e lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, duke lënë në fuqi vendimin e fajësisë për ish-zyrtarin e lartë.

Rekursi është rrëzuar në dhomë këshillimi nga gjyqtarët, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Ish-ministri Spiro Ksera kundërshtonte vendimin e vitit 2016 të Gjykatës së Apelit që e shpalli atë fajtor me vendim të formës së prerë, për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim.

Spiro Ksera, ish-ministër i qeverisë Berisha u dënua me 16 muaj burg. Nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se ai bashkë me disa vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, kishin vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara për grupet me nevoja specifike.

Edhe pse aktivitetet nuk ishin zhvilluar zyrtarët kishin plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike për organizimin e tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x