Ndalimi i gjuetisë, kur po mbushet thuajse një dekadë nga hyrja në fuqi, duket se ka qenë një rregull në letër, pasi në realitet ky ndalim duket se ka shtuar paligjshmërinë, të paktën në zonën e juglindjes.
Në fakt, të dhënat zyrtare nga agjencia e zonave të mbrojtura në rajonin e Korçës flasin se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur asnjë rast të konstatuar të gjuetisë së paligjshme, edhe pse janë konstatuar kurthe të paligjshme për kafshët e egra. Në kushte kur, sipas gjuetarëve të ligjshëm, shteti ka dështuar të monitorojë moratorumin e gjuetisë, ai propozon që ky kontroll të bëhet nga vetë shoqatat.
Në të gjithë Qarkun e Korçës numërohen mbi 400 gjuetarë të rregullt të regjistruar sipas ligjit, të cilët prej vitesh çiftet i mbajnë të varura në mur.
- Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE - 02/08/2026
- Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin - 02/08/2026
- “Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s - 02/08/2026