Ashtu siç kryeministri Edi Rama e paralajmëroi pak më parë në konferencë, Kryeministria nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar në Kushtetuese, vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga dy postet, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon”-deklaroi Rama më herët.
- Reflektimet e së dielës: Për çfarë protestojmë dhe çfarë duam të ndryshojmë? - 26/10/2026
- Shakohoxha: Nuk e di pse s’pranohet ky dialog tani, por lufta me studentët është gjithmonë e humbur/ Nga diskutimi me Ramiz Alinë te refuzimi ndaj Ramës - 26/10/2026
- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin - 26/10/2026