Gjykata e posaçme u njoh me informacionin 2 mujor për hetimet e kryera nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxhan bën me dije se prokurorët kanë thënë se gjatë kësaj kohe kanë kryer 114 veprime hetimore mes tyre këqyrje, kontrolle, sekuestro, marrje dëshmish.
Sa i takon kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, nuk ka patur ndryshim mase sigurie, ai është lënë nën arrest me burg.
Gjatë seancës Veliaj mungonte dhe avokati i tij Ermir Beta kërkoi ndryshim të masës. Sipas tij asnjë nga këto veprime të kryera nuk kanë lidhje me klientin e tij. Në përfundim të seancës, gjykata deklaroi lënien në fuqi të arrestit me burg.
Mes tyre është dorëzuar si veprim hetimor edhe këqyrja e telefonit të oficerit të policisë së burgjeve, prej nga ku u dyshohet se Veliaj kreu një telefonatë.
- “Sulmi ndaj Gonzatos, gafë e madhe e Berishës”/ Mile: Po sulmon indirekt Bashkimin Europian - 12/05/2026
- Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar - 12/05/2026
- A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare! - 12/05/2026