Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë, 15 korrik, disa pamje nga Gjirokastra, teksa ky qytet i lashtë dhe me vlera të rralla historike kremton 20-vjetorin e shpalljes si pasuri botërore nga UNESCO.
Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Mirëmëngjes, dhe nga Gjirokastra që kremton 20 vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë!”
Rama promovon herë pas here qytete historike dhe destinacione kulturore shqiptare, duke i shoqëruar me foto, video dhe mesazhe frymëzuese.
Gjirokastra u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, falë arkitekturës unike të qytetit, kalasë monumentale, rrugicave me kalldrëm dhe historisë së saj shekullore që përfshin shtresa të pasura kulturore otomane dhe shqiptare.
Përveç vlerave historike, qyteti është gjithashtu një pikë e rëndësishme turistike, që vit pas viti tërheq vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët mahniten nga bukuria e rrallë dhe autenticiteti i tij.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026