Prej dy javësh, shtëpia e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, në Gjirokastër rihapi dyert për vizitorët, shqiptarë dhe të huaj, tashmë si një objekt tërësisht i rindërtuar.
Pjesë e rivitalizimit të këtij muzeu është dhe pasurimi i tij me materiale informuese, relike dhe eksponentë të tjerë që hedhin më shumë dritë rreth jetës dhe krijimtarisë së korifeut të letërsisë shqipe. Kjo shtëpi është listuar si një nga objektet më të vizitueshme në Gjirokastër. Edhe në këto ditë vjeshte po tërheq vizitorë të shumtë. “Ështe hera e parë që jam në Gjirokastër. Një qytet shumë i bukur. Kemi vizituar kalanë dhe tani po vizitojmë muzeun. Po na pëlqen shumë. Ne e njihnim këtë qytet, sepse kemi lexuar veprat e Kadaresë” shprehet një turist i huaj. Ndersa një grua turiste thotë: “Kemi ardhur në Gjirokastër për t‘u njohur nga afër me këtë qytet historik. Eshte i veçantë, njerëzit, ushqimi, çdo gjë. Na ka lënë përshtypje shumë të mira edhe muzeu. Ka mjaft informacion dhe na duket sikur po njohim nga afër Kadarenë“. Banesa “Kadare“ ndodhet brenda qendrës historike në lagjen “Palorto”. Ka statusin monument kulture i kategorisë së parë, shërben edhe si qendër kulturore ku zhvillohen aktivitete të shumta. “Shtëpia Kadare” është bërë e njohur për vizitorët falë romanit “Kronikë në gur” ku shkrimtari përshkruan çdo detaj të saj.
- Vajza e Ismail Kadaresë sjell takimin e tyre me Hashim Thaçin/ “Sa shpifje janë bërë kundër UÇK-së. Shpifje nga propaganda serbe, nga gazetat ruse, nga një pjesë e shtypit perëndimor, nga vetë ultrapacifistët shqiptarë”… - 24/10/2025
- Video/ Milani hedh hapin e gabuar në garën për titull, kuqezinjtë barazojnë në fund kundër skuadrës që nuk ka asnjë fitore - 24/10/2025
- Nga PD, nënkryetare e bashkisë socialiste / Nikollo tregon konfliktin me Ina Zhupën: Si më përjashtuan nga partia - 24/10/2025