Juristja Brizida Gjikondi komentoi tërheqjen e ankimit të Enjelejd Alibeajt për statutin e PD-së.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se Alibeaj bëri një tërheqje për të ndëshkuar kreun e PD-së Sali Berisha e jo për ta ndihmuar këtë të fundit
Ajo tha se gjyqtarja që po merret me gjyqin e Berishës është e njëjta që po merret dhe çështjen e “Babales” së Ervin Salianjit.
“Alibeaj bëri një tërheqje taktike për ta ndëshkuar Berishën e jo për ta ndihmuar atë. Ne kishim depozituar për të bashkuar dy ndryshimet. Kjo përshpejton vendimin se kujt do i përkasë vula e PD-së.
Gjyqtarja e çështjes së Berishës është e njëjta që ka dhe çështjen e Salinajit quhet Elona Tora. Dhe kjo nuk është e rastësishme. Ajo poi zvarrit të dy gjyqet. Nuk ka drejtësi. Drejtësia është zgjatues i politikës shqiptare.”- tha ajo.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026