-0.5 C
Tirana
22 / 12 / 2024

Gëzuar ditëlindjen Agim Fagu/ Urime të shumta për sportistin më të madh të kohërave

Ishte viti 2014. TeleSporti dhe presidenti saj ngritën një grup me studjues, gazetarë dhe sportistë elitarë me qëllim që me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë më 28 nëntor 2012, me që institucionet nuk bën gjë për sportin, këtë ta bënim ne. Pas një pune korrekte shpallëm sportistët, trainerët gjygjtarët dhe gazetarët sportivë të shekullit. Basketbollisti më i mirë u shpall Agim Fagu. Por, unanimisht ai u shpall dhe sportisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ai lindi më 16 shtator 1947. Sot mbush 75 vjeç. Në dhjetor 1968, kur Partizani u ndesh me Oransodën dhe Agimi shënoi 48 pikë aq sa u quajtë Zotnia 48, ai ishte vetëm 21 vjeç. 

Karrjera e tij si punonjës në sektorin e Tregëtisë së jashtëme dhe pas viteve 1990 në diplomaci si ambasadori ynë në Londër, treguan vlerat e Agim Fagut si diplomat, si intelektual dhe si patriot. 

Tre takimet e tij me mbretëreshën e Anglisë kanë qenë tejet të frutshme dhe mbresëlënëse. Kontributi i tij për çështjen e Kosovës, debatet në studiot televizive britanike me ambasadorin serb, protestat në Trafalgar Square në mbështetje të lirimit të Kosovës nga pushtuesit serb, e shpërfaqën Agim Fagun një kampion të vlerave të Shqiptarisë. Jam me fat që e kam mik dhe që në këtë foto jam duke folur për kontributin e tij përpara se zoti Muhamet Malo t’i dorëzonte medalien e Sportistit më të mirë të të gjitha kohërave. Edhe 100 vite Agim Fagu, fat që jemi bashkëkohës me ty.

P.Kabo. 16 shtator, 2022.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x