13.5 C
Tirana
03 / 03 / 2024

Geci padit Salianjin për shpifje: S’kemi asnjë centimetër pa leje! Po na sulmon për gjobvënie!

Pas akuzave të deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, se në mes të Tiranës, në Godinën prej 33 katesh pas “Tirana International Hotel & Conference Center” janë ndërtuar kate pa leje, ka reaguar kompania ndërtuese.

Kompania ndërtuese ‘Geci Sh.p.k’ sqaron opinionin publik se nuk është ndërtuar asnjë centimetër pa leje. Në një reagim zyrtar shoqëria “Geci sh.p.k” thotë se fton Salianjin, që të bëjë numërimin e kateve në Godinë dhe verifikimin e gjithë dokumentacionit të poseduar nga ana e shoqërisë.

Mbi këtë qëndrim publik, Shoqëria “Geci sh.p.k”, shton se do të bëjë padi për shpifje dhe dëmtim të imazhit ndaj deputetit Ervin Salianji duke e vlerësuar se e gjitha është një sulm për gjobvënie.

Në përfundim, në reagimin publik, Geci thotë se “deklarata për shtyp e Deputetit të PD-së, nuk është gjë tjetër veçse një dezinformim i përsëritur i publikut dhe krijimi i perceptimit të gabuar të tij, duke cenuar publikisht në media emrin dhe imazhin e kompanisë”.

‘Shoqëria “Geci Sh.p.k”, si Investitor në Ndërtimin e “Hotel InterContinental Tirana”, dëshiron të sqarojë opinionin publik, mbi deklaratën papërgjegjshme dhe abuzive të Deputetit të PD-së Ervin Salianji dt,29.09.2022, transmetuar në të gjitha mediat publike në vend, ku deklaron në mënyrë krejtësisht Abuzive se: Në Godinën prej 33 katesh Mbrapa “Tirana International Hotel & Conference Center” janë ndërtuar kate pa leje!.

Ju bëjmë me dije se Shoqëria “Geci sh.p.k”, në cilësinë e Investitorit të Hotelit InterContinental Tirana, është zotëruese e lejes së Ndërtimit me Nr. A-29978/7 datë 18.03.2019, cila ka të miratuar Godinë me 33 Kate me destinacion Hotel me 5 yje Luxury, tashmë me Brandin ‘InterContinental’.

Nga Autoritetet kompetente në mbikqyrjen e Territorit si IKMT dhe IMT Tiranë, janë bërë kontrolle, verifikime dhe Inspektime në të gjitha fazat e lejes sipas legjislacionit në fuqi. Nga aktet e konstatimit është vërtetuar se: Shoqëria “Geci sh.p.k”, nuk ka ndërtuar as një centimetër pa leje, aq më pak kate pa leje.

Gjithashtu Shoqëria “Geci sh.p.k” është e hapur dhe fton Deputetin Salianji si dhe të gjithë të interesuarit, përfaqësues të shoqërisë civile, mediave apo kujtdo të interesuari, që të vijnë dhe të bëjnë numërimin e kateve në Godinë dhe verifikimin e gjithë dokumentacionit të poseduar nga ana Jonë.

Për sa më sipër Shoqëria “Geci sh.p.k”, deklaron se do ti drejtohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, për Veprën penale të Shpifjes, Dëmtim të Imazhit, ndaj Deputetit të PD-së Ervin Salianji për deklaratat e dhëna në drejtim të kompanisë Tonë.

I kërkojmë Autoriteteve kompetente si Dhomës së Tregtisë Tiranë, Mediave Audiovizive dhe të shkruara, Institucioneve Shtetërore që mbulojnë fushën e biznesit, që të sensibilizojnë opinionin publik për këto sulme me karakteter “Gjobvënie” ndaj biznesit, të ushtruara nga Deputetë apo Funksionarë Politikë të cilët krijojnë ndjesinë e Dhunimit, Shantazhit, Grabitjes si dhe Përçmimit të biznesit të ndershëm dhe taksapaguesve të këtij vëndi!

Deklarata abuzive të kësaj natyre dëmtojnë në formë të drejtëpërdrejte imazhin dhe partneritetin e Shoqërive Shqiptare në raport me Shoqërive Partnere Ndërkombëtare.

Për sa më sipër, deklarata për shtyp e Deputetit të PD-së, nuk është gjë tjetër veçse një disinformim i përsëritur i publikut dhe krijimi i perceptimit të gabuar të tij, duke cënuar publikisht në media emrin dhe imazhin e Shoqërisë “Geci sh.p.k”.’- thuhet në reagimin e kompanisë Geci Shpk.

Një ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga sheshi ‘Skënderbej’, akuzoi sërish qeverinë për nismën e sekuestrimit të ndër…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x