Në seancën e kësaj të mërkure që zgjati 1 orë e 30 minuta, pas shumë debatesh, opozita dhe mazhoranca miratuan kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.
Në fotot e shkrepura nga LSA, duket teksa Jozefina Topalli, e cila mbajti fjalimin e parë në Kuvend pas 8 vitesh mungesë, kthehet pas të diskutojë me Sali Berishën.
Vëmendjen e mori deputeti Sajmir Korreshi, i cili zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare. Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një “tru” kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.










Latest posts by Pena Albania (see all)
- Paketa fiskale 2027/ Leka: Vëmendje shëndetësisë dhe arsimi! Çupi: Kemi të bëjmë me një shtet social - 29/10/2026
- Pleqëria, stina e artë e lirisë, Oriana Fallaci dhe guximi për të mos iu fshehur moshës - 29/10/2026
- Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein” - 29/10/2026