11.5 C
Tirana
10 / 05 / 2026

FOTOT/ Kryeministri Abazoviç hap shkollën e vetme shqip në Rozhajë

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka financuar rindërtimin e të vetmes shkollë shqip në Rozhaj, në zonën e Sanxhakut, që përfshin Serbinë dhe Malin e Zi.

Ka qenë vetë  Abazoviç, që ka publikuar pamjet në rrjetet e tij sociale, ku ndan edhe disa detaje të projektit.

“Së bashku me Ministrin e Arsimit #MiomirVojinoviq po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës

Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, shkruan kryeministri në detyrë i Malit të Zi.

Kjo shkollë ka 75 vite ekzistencë, dhe 55 që kur mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Por, nuk janë të pakta kërcënimet që shkojnë në adresën e këtij institucioni. Po ashtu, në vitin 2020 kjo shkollë u kaplua nga flakët, duke shkaktuar probleme në infrastrukturë, që pengoi për disa kohë vijimin e mësimit në atë objekt.

Në këtë zonë flitej shqip deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Presioni sllav i ka asimiluar, por ka shume individë që gjithmonë e më shumë po rikthehen tek identiteti i vjetër shqiptar, dhe në këtë këndvështrim sigurisht shkolla luan një rol kyç.

Si shenjë e këtij rikthimi, Partia e Abazoviç ka shumëfishuar votat në këtë zonë të lavdishme në historinë tonë kombetare./

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x