Teksa mbahet seanca plenare, disa nga deputetët e opozitës e përjashtuar kanë mbërritur në oborrin e jashtëm të Kuvendit.
Sapo kanë mbërritur janë ndeshur me rezistencën e Gardës, me të cilët janë përplasur në përpjekje për të hyrë në ambientet e Parlamentit.
I pranishëm, deputeti demokrat Flamur Noka ka thënë se i përjashton vetëm vota e qytetarëve dhe askush tjetër.
Flamur Noka: Edhe ne si deputetë atë mision kemi. Për të na përjashtuar na përjashton vetëm vota e qytetarëve. Nuk na përjashton dot askush.
Në seancën e sotme janë parashikuar për t’u diskutuar disa projektligje, mes të cilëve edhe ai për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”.
- Dorëheqje me këmbë! - 13/01/2026
- Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit - 13/01/2026
- Kinezët krijojnë “diellin artificial” - 13/01/2026