Ka kaluar mbi 30 minuta nga orari i shpallur i protestës së PD-s para Kryeministisë, e deri tani nuk ka nisur dalja e protestuesve në bulevard.
Ndërkaq, në selinë e PD-s mbledhur më shmë makina luksoze sesa militantë të strukturave të PD-së. Makinat duket u përkasin drejtuesve dhe VIP-ave të udhëheqjes.
Në bulevardin para Kryeministrisë, pritet të nisë protesta e radhës e Partisë Demokratike. Sali Berisha ndodhet ende në seli dhe do tu bashkohet militantëve në shesh.
Në protestë nuk pritet ndonjë risi, veçse rikthimi i fjalimeve. Një vendim ky i marrë si duket nga kreu i PD, pas dështimit të protestave me tur xhirosh nëpër kryeqytet. Pas disa tubimeve me shëtitje, të cilat nuk prodhuan asgjë veçse kaos dhe bllokimin e rrugëve, Partia Demokratike ka vendosur të rikthejë podiumin e fjalimeve përballë kryeministrisë.
Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve për të cilat PD ka njoftuar se do ta zhvillojë tubimin. Blutë e Tiranës janë kujdesur të bëjnë një thirrje të veçantë drejtuar organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë. Në terren janë angazhuar 1500 efektivë, po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
- Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos për BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit - 17/04/2026
- FOTO-LAJM/ Protesta e PD, më shumë Range Rover se protestues! Pamje nga oborri i selisë blu - 17/04/2026
- Opozita kthen podiumin në protestën e së premtes, Belind Këlliçi tregon arsyen - 17/04/2026