Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë habitur nga droni që panë ditën e sotme, pasi në të shkruhej: “Unë të dua dhe ti e di”.
Ky mesazh ishte për Luiz Ejllin pasi në foto shfaqej ai së bashku me Kejvina Kthellën. Modelja duket se ka dashur që t’i dërgojë një mesazh këngëtarit, pavarësisht se u eliminua nga shpulla që i dha atij.
Teksa të gjithë po dyshonin nëse vërtetë e ka nisur apo jo Kejvina, ka ardhur një reagim nga motra e saj, Dorisa Kthella. Kjo e fundit ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan krahas imazhit të dronit: “Fluturimi i parë arriti me sukses”.
Ndërkohë më herët në një bisedë me Luizin, Olta Gixhari u përpoq “t’i hapte sytë”, duke i thënë të mos bëhej naiv.
