Siç ndodh rëndom, pasi njerëzit tanë më të dashur largohen për në amshim dhe mpirja e trupit dhe mendjes ja lë vendin të përditshmes, fillon dhe mungesa e madhe. Besjana Kadare ka filluar të çmallet me atin e saj, Ismailin, përmes arkivit.
Ajo ka postuar foto të ndryshme të kohëve të shkuara të Ismail Kadaresë, duke na sjellë të gjithëve kujtime të paharrueshme të shkrimtarit të madh.

Sot Besiana na njeh përmes një fotoje të rrallë me ditën e dasmës së Ismailit me Helenën, një dasmë origjinale ku Ismaili shkoi ta merrte Helenën në Elbasan me shokët dhe kolegët e tij.
“Foto shumë e rrallë nga dasma e prindërve në 1963. Në të majtë dalloj Naum Priftin, në të djathtë, në cep, Dritëro Agollin. Mami më tregon që babi vajti ta merrte në Elbasan bashkë me të gjithë shokët nga Lidhja e Shkrimtarëve”, shkruan Besiana në postimin e sotëm.
Po kaq e rrallë dhe interesante është dhe një foto ku janë Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli tw rinj.
- “Topi është në fushën e SHBA-së”/ Irani mesazh të qartë palës amerikane: Negociata ose luftë, jemi të gatshëm për të dyja opsionet - 03/05/2026
- Shakira mbledh 2 milionë brazilianë në një koncert falas në plazhin e Copacabana - 03/05/2026
- OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës - 03/05/2026