Gjatë fundjavës, një imazh i veçantë i Papa Françeskut ndezi internetin.
E qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, fotografia tregon Papën 86-vjeçar të veshur me një pallto të bardhë të trashë, të shtrënguar në bel.
Veshja shkaktoi një lumë pyetjesh në internet: A ka Papa një stilist të ri ? Ka pasur gjithmonë një stilist? A ishte pamja e frymëzuar nga kërcimtarët mbështetës në shfaqjen e Rihanna-s Superbowl?
Megjithatë, më shumë se çdo gjë, përdoruesit e mediave sociale shprehën se si nuk mund ta besonin se imazhi ishte i vërtetë. Dhe nuk ishte. Twitter ka bashkangjitur që atëherë një fusnotë kontekstuale në disa nga tweet-et me performancën më të mirë duke sqaruar se është krijuar nga AI (Inteligjenca Artificiale) dhe është krijuar duke përdorur mjetin softuer Midjourney.