Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur sot pasditen drejt Tiranës për të ndjekur nga afër ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Njoftimin e ka bërë vetëm Kurti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se është në përkrahje të kombëtares shqiptare. Kryeministri i Kosovës shoqërohet nga Lulzim Jashari, djali i heroit Adem Jashari.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Albin Kurti.
Ndeshja Shqipëri – Çeki do të luhet në 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Nderkohë kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 101 vota pro, dhe 1 abstenim, Rezolutën për sulmet në Veri të Kosovës.

Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026