9.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

Fluks lëvizjesh në Kapshticë/ Emigrantët largohen nga Shqipëria pas festave të fundvitit

Emigrantët shqiptarë të cilët kanë kaluar festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre tashmë po kthehen në Greqi, aty ku jetojnë e punojnë. Kjo ka sjellë fluks lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Përgjatë tre ditëve të para të janarit kanë udhëtuar drejt shtetit fqinj më shumë se 13 500 shtetas. Fluks lëvizjesh ka patur edhe në hyrje ku përgjatë këtyre ditëve përmes kësaj pike kufitare, kanë hyrë në vendin tonë 6741 shtetas shqiptarë e të huaj.

Për të përballuar situatën autoritetet e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës po punojnë me kapacitet të plotë, duke shtuar numrin e sporteleve. Burimet bëjnë me dije se po punohet me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. Ndërkohë që pala geke po punon vetëm me 2 sportele në hyrje dhe po aq në dalje.

Për të shmangur rradhët dhe orët e pritjes së qytetarëve, pala shqiptare por edhe ajo greke po punojnë me procedurë të përshpejtuar duke rregjistruar vetëm drejtuesit e mjeteve dhe targat. Me këtë procedurë po punohet vetëm për shtetasit që kanë dokumente dhe targa greke.

Edhe ditët në vazhdim, autoritetet e kufirit presin fluks të lartë në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Ndërkohë në pikën kufitare në Qafë Thanë, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, gjatë tre ditëve të para të janarit kanë hyrë 6958 shtetas dhe kanë dalë 7905 të tjerë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x