Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një interviste këtë të shtunë në Euronews Albania.
I pyetur nëse, në rastin më të keq, do të jetë një kandidat i pavarur që do ta zhvillojë i vetëm këtë betejë, ndërsa në skenarin më të mirë pjesë e një fronti të bashkuar opozitar, Binaj u përgjigj shkurt: “Po”.
Gazetarja këmbënguli për të kuptuar se mbi çfarë mbështetet kjo bindje e tij dhe çfarë e shtyn të mendojë për një angazhim të tillë.
Binaj tha se vendimi lidhet me bindjen se ky është një kontribut që duhet ta japë kushdo që mendon se mund të ndikojë në përmirësimin e shoqërisë.
“Ku hahet më çon që mendoj që kjo është gjëja e duhur që duhet të bëj, jo vetëm unë, por kushdo që ka një kontribut në shoqëri”, u shpreh ai.
Aktori shtoi se angazhimi nuk duhet të mbetet vetëm në hapësirën virtuale, por duhet të shoqërohet me veprim konkret.
“Kushdo që mendon që ‘enough is enough’ (mjaft është mjaft), kushdo që mendon që ky qytet mund të përmirësohet, ashtu si çdo qytet, dhe mund të përmirësohet jo nëpërmjet algoritmit, mund të përmirësohet jo nëpërmjet like-ave, mund të përmirësohet jo nëpërmjet komenteve ‘Bravo shefi, yll shefi, sa i bukur shefi’ e postimeve, por sa do kapim e sa do postojmë”, deklaroi Binaj.
Më tej Binaj e thotë qartë se me mbështetjen ose jo të opozitës ai do të jetë një nga kandidatët e Tiranës për bashkinë.
- Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën - 05/09/2026
- Florjan Binaj i del përballë PD-së, paralajmëron kandidimin për Bashkinë e Tiranës edhe pa mbështetjen e opozitës! - 05/09/2026
- Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte - 05/09/2026