Hansi Flick është prezantuar si trajneri më i ri i skuadrës së Barcelonës, duke zënë vendin e Xavit. Strategu i njohur vlerësohet shumë për futbollin e tij ofensivë. Në fjalët e tij të para si trajner i Barcelonës, Flick u ndal pikërisht te ky detaj, te mënyra e tij e të luajturit futboll që i përshtatet shumë dhe filozofisë së këtij klubit.
“Barcelona është një klub i jashtëzakonshëm. Po kaloj momente fantastike, pasi të gjithë e duan klubin dhe përpiqen të japin maksimumin për të qenë të suksesshëm. Filozofia e Barcelonës është njësoj si e imja, qarkullim topi dhe futboll sulmues.
Aspekte të cilët unë i dashuroj. Kam fituar disa tituj me Bayernin, por kam uri të madhe për të fituar sërish. Do të doja të vazhdoja në këtë rrugë me Barcelonën dhe mendoj se së bashku mund të arrijmë shumë”, u shpreh Flick i cili firmosi një kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.
- “Do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”/ Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë: Do t’i jap një përqafim të madh… - 11/04/2026
- Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne - 11/04/2026
- Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës - 11/04/2026