Fatos Lubonja thotë se regjimi aktual politik në Shqipëri nuk mund të ndryshohet përmes zgjedhjeve, duke e krahasuar situatën me atë të vitit 1997.
Në emisionin Log. në News24, Lubonja u shpreh se sistemi është konsoliduar në një mënyrë të tillë që nuk lejon rotacion demokratik. Ndaj ai tha se duhet një ’97 e dytë, për të rrëzuar Edi Ramën.
Fatos Lubonja: Unë mendoj se ky regjim kështu siç është konsoliduar nuk rrëzohet me zgjedhje. Edhe në 1997 Sali Berisha nuk rrëzohej, edhe pse ishte regjim, sepse ishte regjim. Po të mos kishin rënë piramidat dhe ajo që ndodhi…
Agim Baçi: Pra duhet të ndodhë një apokalips prapë?
Fatos Lubonja: Po, unë kështu mendoj.
Agim Baçi: Po atë e bëjnë qytetarët.
Fatos Lubonja: Unë nuk e uroj, por këtu duhet rënia ekonomike, që do të thotë luftë kundër krimit të organizuar. Ti mendon se i dorëzojnë të gjitha ata që kanë pastruar paratë ato prona që kanë vënë?! Ata zotërojnë pushtetin, Edi Rama është menaxheri i interesave të tyre.
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026