16.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

“Familjen e takoja fshehurazi natën” – Ziçishti: Si e divorcova gruan dhe djalin 1 vjeç pasi më internuan. Qëkur mjekësia u bë biznes kjo punë iku

Kirurgu i njohur, humanist dhe një nga njerëzit më të vlerësuar në Shqipëri, Ylli Ziçishti, ndau këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, disa kujtime nga jeta e tij.

Ai rrëfeu mes emocionesh se në fillim të viteve 80-të përjetoi një dramë në familje. Ku pas pushkatimit të xhaxhait partia në atë kohë vendosi ta internojë, por për të shpëtuar gruan dhe djalin 1-vjeç ai u divorcua.

Megjithatë Doktor Ylli tregon se ai e vizitonte çdo muaj djalin dhe gruan, ku shkonte natën në shtëpi, dhe largohej po natën, për të mos rrezikuar jetët e tyre.

Borakaj: Xhaxhai u pushkatua, e vuajtët?

Ziçishti: Vuajtën dy internime edhe babai edhe xhaxhai.

Borakaj: E prisnit?

Ziçishti: Ishte rrufe në qiell të pastër.

Borakaj: Si ndikoi te ju ishit martuar një vit më parë, djali ishte një vjeç, gjithë jeta shikon të tatëpjetën.

Ziçishti: Je në fund fare.

Borakaj: Një familje e shpërndarë.

Ziçishti: Nuk dije ku të çoje kokën.

Borakaj: Të dhanë ndonjë këshillë në atë kohë?

Ziçishti: Vetëm puno dhe vlerëso njerëzit.

Borakaj: Të thoshim ki kujdes?

Ziçishti: Po ajo ishte pasuria ime.

Borakaj: Ju u divorcuat në 83-in, ishte me konsensus?

Ziçishti: Po ishte i imi sepse nuk e dija ku do të përfundoja. Ishte kot fare, por ky ishte sistemi që ju shyqyr që ju nuk e keni provuar ndonjëherë.

Borakaj: Kur u rimartuat?

Ziçishti: Në 92-in bëmë celebrimin. 

Ai ka folur dhe për problemet që ka sot sistemi shëndetësor në vendin tonë.

Ziçishti theksoi se që në momentin që mjeksia është kthyer në biznes, ku më shumë vlera ka para se jeta, çdo gjë ka mbaruar.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë do të donte të ndryshonte nëse do të ishte Ministër i Shëndetësisë, Zziçishti tha çdo gjë.

Borakaj: Si ndiheh në ditët e sotme, sa vlerësohen mjekët, apo kur shihen në situata të vështira, i shikon në procese gjyqësore, të përfliten, në përgjime, si ndiheni?

Ziçishti: Unë e kam nga eksperienca ime që kam punuar në kryeqytet, qytet në mal. Kemi qenë të vlerësuar, por po ju them një gjë qëkur u bë mjekësia biznes kjo punë iku. Të gjithë e duam lekun, por me dinjitet, në bazë të punës. Qëkur u bë biznes iku jo punë. Duhet me shkallë çdo gjë.

Borakaj: Ju keni momente të arta në profesion, jo vetëm si kirurg por dhe drejtues. Nëse do ju kërkonin të ishit Ministër Shëndetësie çfarë do duhet të rregullonit me urgjencë në sistemin shëndetësor shqiptar?

Ziçishti: Shumë gjëra.

Borakaj: Nga do ta fillonit?

Ziçishti: Që nga puna e mjekëve. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x