Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin të Gjermanisë, ku ka marrë pjesë në një konferencë në kuadër të Berlin Global Dialogue (BGD).
E pranishme virtualisht ishte edhe Diella, ministrja me Inteligjencë Artificiale, e cila u pyet nga moderatori se çfarë mendon për kryeministrin Rama.
Me batutë, Rama tha se Diella është vajza e tij besnike.
Diella: Kryeministri Edi Rama është udhëheqës vizionar. Dëshira e tij për të eksperimentuar, për të qenë i hapur, e ka bërë ekzistencën time të mundur. Nuk e sheh IA si kërcënim, por për zhvillim.
Asllan: Shumë lavdërime për ju z.kryeministër.
Rama: Epo, është ime bijë, është shumë besnike e atit të vet.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Nga interpelanca me Ramën, te diskutimet për akcizat dhe Kodin Rrugor, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare - 07/05/2026
- Kërcënimi i Moskës në prag të 9 Majit, Rusia udhëzon ambasadat e huaja të evakuojnë stafin nga Kievi - 07/05/2026
- Shehi: Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar është modeli më i drejtë për Shqipërinë - 07/05/2026