13.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Escobar kërkoi hetim, Paloka: Për korrupsionin shpall ‘non grata’ Berishën, Ramën e falenderon

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ironizoi përmes një statusi në rrjete sociale deklaratat e Gabriel Escobar, i cili foli për shpalljen non grata të Sali Berishës, deklaratën e Ramës për ambasadorët dhe për shqetësimet për amnistinë fiskale.

Paloka thotë se deklaratat e Escobar janë të çuditshme pasi nga njëra anë dënon amnistinë e Ramës, korrupsionin, por edhe e falenderojnë këtë të fundit dhe qeverinë

POSTIMI:

E kam pak te veshtire ta perktheje kete…Domethene : “Shqiperia eshte nje vend ku ka pllakosur korrupsioni kohet e fundit “ qeveria po fut dhe amnistine e kundershtuar nga FMN, BB dhe BE se do sherbeje per pastrimin e parave te krimit …po per korrupsion dhe lidhje me krimin shpallim “non grata” Berishen pas 8 viteve ne opozite, kurse qeverine e Rames “e falenderojme”…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x