Kontrolli që u bë në prag të festave të fundvitit në shtëpinë e Vis Martinajt, sipas Poli Hoxhës ishte një show.
Gazetari tha në një intervistë për Euronews Albania se e gjitha u bë në kuadër të afatit që kryeministri Edi Rama i caktoi Rrumbullakut për gjetjen e të shumëkërkuarit Martinaj.
“Ishte normale që të gjendeshin disa gjëra që u gjendën atje, por që nuk ndihmojnë në këtë çështje,” – u shpreh Hoxha.
Ai tregoi që ideja lindi nga një përgjim në një burgun e sigurisë së lartë ku një nga të burgosurit është dëgjuar t’i thotë të burgosurve të tjerë që Martinaj për Krishtlindje do të jetë në shtëpi.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Reflektimet e së dielës: Për çfarë protestojmë dhe çfarë duam të ndryshojmë? - 26/10/2026
- Shakohoxha: Nuk e di pse s’pranohet ky dialog tani, por lufta me studentët është gjithmonë e humbur/ Nga diskutimi me Ramiz Alinë te refuzimi ndaj Ramës - 26/10/2026
- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin - 26/10/2026