Për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, tek “Qyteza e fëmijëve” si dhe në shumë ambiente të tjera sportive të qytetit të Korçës, janë zhvilluar eleminatoret e kampionateve kombëtare për universitetet e rretheve. Në programin e këtyre eleminatoreve ka pasur ndeshje minifutbolli dhe basketbolli për meshkuj dhe volejbolli për femra.
Pjesë e këtyre eleminatoreve kanë qënë studentët e universiteteve të Korçës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Gjirokastrës të cilët për dy ditë me radhë kanë dhuruar emocione në të gjitha përballjet e tyre.
Për presidentin e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar Besnik Veliu, kjo veprimtari është shumë e rëndësishme jo vetëm për garën por edhe për të promovuar sportin në jetën studentore.
Për presidentin e federatës vit pas viti është rritur niveli i sporteve universitare dhe vetë studentët janë duke u ndërgjegjësuar për mundësinë që krijojnë këto veprimtari në pasionet e tyre. Por sipas Veliut nevojitet më tepër vëmendje dhe mbështetje ndaj federatës.
Edhe për studentët pjesmarrës në këto eleminatore, veprimtari të tilla janë shumë të rëndësishme për të promovuar vlerat e tyre sportive.
Kampionati i Sporteve Universitare organizohet nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar me qëllim që institucionet e arsimit të lartë të jenë institucione rinore shumëdimensionale, për të patur një jetë aktive studentore.
Finalet e kampionateve universitare janë parashikuar të mbahen në datën 20 prill në Tiranë.
Tiranë.


- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026