Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë.
Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.
Tashmë, po bëhet mbyllja e materialeve zgjedhore dhe më pas pritet të nisi procesi i numërimit.
Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.
- Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA, ndiqni ceremoninë e inaugurimit “LIVE” - 20/01/2025
- Si më zhdukën nga Klani pas konfliktit me Frangajn dhe pse Arlind Qori kishte të drejtë në debatin me Fevziun - 10/01/2025
- Rama mbledh drejtuesit politikë, deri më 11 janar duhet të përfundojë patronazhimi i Diasporës - 06/01/2025