Nga Eduard Zaloshnja
Pozicionet e dy partive kryesore kanë ndryshuar rrënjësisht në negociatat për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri. PD-ja ka propozuar më së fundmi një sistem proporcional me lista deputetësh krejtësisht të hapura dhe me një prag minimal 1% për futjen në Kuvend. PS-ja e ka pranuar këtë propozim, por kërkon uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.
Dhe si do të ishin shpërndarë mandatet parlamentare më 11 maj me secilin version?
Në versionin e PD-së (me 140 deputetë), dy partitë mazhoritare (PS dhe PSD) do të siguronin 80 mandate, kurse PD-ja dhe partitë e afërta me të (Meta, Lapaj, Shehaj, etj.) do të siguronin gjithsej 56 mandate. Ndërkohë partia e Qorit dhe e Bashës do të siguronin nga 2 mandate secila (shihni tabelën e mëposhtme).

Në versionin e PS-së (me 101 deputetë), dy partitë mazhoritare (PS dhe PSD) do të siguronin 57 mandate, kurse PD-ja dhe partitë e afërta me të (Meta, Lapaj, Shehaj, etj.) do të siguronin gjithsej 41 mandate. Ndërkohë partia e Qorit dhe e Bashës do të siguronin nga 2 dhe 1 mandate përkatësisht (shihni tabelën e mëposhtme).

Me pak fjalë, në të dyja versionet, partitë mazhoritare do të ishin pranë 3/5 të deputetëve në Kuvend, në qoftë se më 11 maj do të ishte zbatuar sistemi proporcional kombëtar me prag 1%.
SHËNIM: ME VOTAT E SOTME (SIPAS SONDAZHIT TIM TË FUNDIT PËR ‘ZËRIN E SHQIPTARËVE’), DY PARTITË MAZHORITARE SIGUROJNË 2/3 E DEPUTETËVE NË KUVEND, PAVARSISHT NGA VERSIONI (ME 140 APO ME 101 DEPUTETË)
- Debati Qosja-Kadare për identitetin europian të shqiptarëve, nga polemika epike prej disa vitesh te fjalimi i fundit i Akademikut në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe - 23/04/2026
- Nganjëherë Athina nuk është në Greqi - 23/04/2026
- Vdekja e Rexhep Qoses, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajnë nga një minutë heshtje - 23/04/2026