Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka ngritur shqetësimin lidhur me atë çfarë është duke ndodhur brenda selisë blu.
Spaho, duke replikuar me një kamikaz të Shkëlzen Berishës, me emrin Hysni, i cili e ka sulmuar pse kritikon gjëndjen e PD, thekson se rënia drastike e rezultatit elektoral nga vitit 2011 në 2025 është një alarm që nuk mund të shpërfillet.
Ai ngre pikëpyetjet për vendimmarrjet strategjike, nga sistemi zgjedhor te mënyra e votimit të emigrantëve, parimet, mungesa e strukturave dhe ndërhyrjet e qendrës në fushatë, duke kërkuar analizë të thellë dhe marrjen e përgjegjësisë nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, por dhe personave të tjerë me ndikim në këtë parti, siç është dhe Flamur Noka.
Sipas tij, këto janë problemet reale që kanë goditur Partinë Demokratike dhe që po e mbajnë atë larg rigjenerimit.
Duke shtuar se vazhdimisht ka ngritur zërin brenda të djathtëve, ai nënvizon se koha e brezit të tij ka kaluar dhe se PD ka nevojë për figura të reja. Ndërsa vetë deklaron më tej se nuk kërkon më poste, por po ngre zërin që partia e të djathtëve aty ku dhe ka kontribouar për dekada të mos shuhet.
Në këtë reagim, Spaho nuk ka kursyer akuzat as ndaj Flamur Nokës, i cili njihet edhe si krahu i djatthëve dhe më i besuari i Sali Berishës. Sipas ish-deputetit Noka është ai që “vendos pikat mbi i”, madje gjatë zgjedhjeve ai u hodh në “sulm” ndaj demokratit duke i kërkuar “të vetëve” që të mos ta votojnë.
“Flamuri shkoi deri atje sa kete kerkese ja beri edhe nje ish deputete te PD. Megjithese nuk ishte dashamiresja ime ajo ju pergjigj qe me mire votoj Niko Peleshin sesa kete qe me kerkon ti, sepse keta te dy jane bashke. Besoj qe nuk ka shume vend per dyshim pasi vetem 5 deputete kemi qene ne qarkun e Korces”, shkruan Spaho ndër të tjera.
Postimi i Spahos:
Jo Hysni, une nuk jam Zeqineja e partise dhe kete e kam treguar nder vite. Me mire se cdo kush e di zoti Berisha.
Kjo qe ju mendoni eshte e turpshme dhe semundja me e madhe qe ka perfshire PD sot e vite me pare.
Po te kesh pasur poste ne PD, nuk duhet te flasesh, sepse ndryshe konsiderohesh armik. Pse nuk fole me pare, une te dhashe poste, ti duhet te mbyllesh gojen?
Hysni, mua asnje nuk me ka falur ndonje gje ne jete sepse nuk kam asnje lidhje familjare apo shoqerore me askend ne superstrukturen e PD, PS apo PPSH, qe kur kam lindur e deri me sot.
Per dijenine tende, disa dite pa u krijuar PD, nje grup te rinjsh, midis te cileve dhe une, kemi terhequr me kavo me nje makine, per ta rrezuar por pa sukses, monumentin e Leninit ne krah te hotel Dajtit.
Hysni, une flas sepse PD ka nevoje te ndryshoje.
Ne vitin 2021 ishim 30 mije vota prapa PS, ne vitin 2025 jemi pothuaj 300 mije vota prapa. Ky eshte alarm per kedo dhe mua kjo me shqeteson, pavaresisht se nuk jam me ne politiken aktive dhe kurre nuk do te konkuroj me per ndonje post ne PD.
Koha jone ka ikur. Duhet te vijne te rinj me vizion ndryshe dhe me me shume energji.
Hysni, une kam folur ne institucione, kam folur ne grup parlamentar dhe ne kryesi te PD, madje edhe individualisht me drejtues te rendesishem te PD.
Por kjo nuk i pelqeu hierarkise se PD. Per kete shkak mu tregua dera. Per me shume te tregon Flamuri.
Zoteri, nga viti 2003 deri ne vitin 2021, ne zgjedhjet ne Qarkun e Korces, si individ, nuk kam humbur asnje gare ne maxhoritar apo proporcional, prandaj kur flet per vota kij kujdes dhe referoju fakteve.
Hysni, ne zgjedhjet e vitit 2025, ne menyre te turpshme Flamur Noka dhe drejtuesi i Qarkut, ju kerkuan strukturave te PD qe te mos votohesha une por dikush tjeter.
Flamuri shkoi deri atje sa kete kerkese ja beri edhe nje ish- deputete te PD. Megjithese nuk ishte dashamiresja ime ajo ju pergjigj qe me mire votoj Niko Peleshin sesa kete qe me kerkon ti, sepse keta te dy jane bashke. Besoj qe nuk ka shume vend per dyshim pasi vetem 5 deputete kemi qene ne qarkun e Korces.
Pavaresisht kesaj, dua te te pyes Hysni, meqenese ti po del flamurtari i denoncimit te grupeve armiqesore:
1. Kush mban pergjegjesi qe PD miratoi nje sistem zgjedhor ne interes te PS per zgjedhjet e vitit 2025? Sistemi i miratuar hapi luften e brendeshme midis kandidateve te PD ne vend qe te nxiste unitetin midis tyre. PD si parti ne opozite, kishte nevoje per unitet dhe jo per percarje para zgjedhjeve. PS, si parti ne pushtet, ka shume mekanizma shteterore qe te ruaje unitetin, interesat e individeve ne fushaten zgjedhore dhe kete e beri mjaft mire pa u percare.
2. Perse u insistua qe te votojne emigrantet ne zgjedhjet e vitit 2025 kur PD ishte teresisht e pa pergatitur per keto votime? PS kishte disa vite, qe nga koha kur Pandeli Majko ishte Minister i Emigracionit, qe pergatitej per votimin e emigranteve? Rezultati I zgjedhjeve konfirmoi gafen tone.
3. Perse PD zgjodhi votimin me poste per emigrantet, votim teresisht i kontrolluar nga patronazhistet nepermjet videove telefonike?
4. Perse PD votoi per primaret dy muaj para zgjedhjeve te pergjithshme dhe krijoi konflikte te panevojshme kur shumica e antaresise nuk ishte per primare?
5. Perse PD zhvilloi primare dhe nuk respektoi rezultatin e primareve? Perse nuk hyne ne liste te mbyllur ata te cilet fituan ne primare por ne vend te tyre hyne te tjere?
6. Perse ekipi drejtues ne qender, ne vend te nxiste unitetin midis kandidateve, udhezoi kush duhej votuar dhe kush jo, nga kandidatet e listes se hapur?
7. Perse kandidatet e listes se mbyllur u lejuan te bejne hapur fushate per kandidatet e tyre te preferuar duke shkelur parimin e asnjeanesise?
8. Hysni perse ne bazene PD nuk ka struktura, nuk gjejme dot komisionere, perse financat e PD harxhohen per te huaj te cilet nuk kane idene se cfare ngjet ne Shqiperi, ne vend qe tju jepen degeve ne rrethe te cilat jane te mbytura ne borxhe dhe nuk kane asnje mjet financiar per fushate?
Keto jane Hysni disa ceshtje te cilat duan analize, zgjidhje dhe marrje pergjegjesie.
Pyetja se perse flet Edmond Spaho, te cilit i kemi dhene kaq shume poste dhe ofiqe, eshte arsyetimi me idiot dhe frikacak.
Une i kam sherbyer PD per 35 vjet, madje shumicen e kohes ne opozite dhe nuk kam pasur asnje karrige.
Ata qe shtrojne keto pyetje jane frikacake, qe nuk dine dhe nuk duan te zgjidhin problemet qe kemi dhe nuk kane asnje alternative per zgjidhjet e mundeshme. E vetja zgjidhje per ta eshte pyetja se perse flet Edmond Spaho?
Te njejat pyetje me kane bere njerezit e Lulzim Bashes ne shtator 2021 e me vone, kur mbeshteta me shume se kushdo Foltoren.
Foltorja deshtoi sepse braktisi parimet mbi te cilat u ngrit, per shkak te interesave te ngushta, duke lene rruges ata qe e ndoqen dhe sakrifikuan per te.
Hysni, mos u merr me mua. Une kam dhene disa here doreheqje ne aktivitetin tim politik dhe profesional. Sot shkruaj sepse me dhimbset forca ime politike per te cilen ne menyre modeste kam kontribuar ne themelim, i kam sherbyer per 35 vjet dhe nuk ja kam dredhur ne asnje moment, ndryshe nga shume te tjere qe e molen. Ne se ti di ndonje rast qe une kam perfituar apo jam korruptuar, dil e fol hapur dhe te perballemi.
Ju duhet te me falenderoni qe flas sot kur nuk kam asnje interes, thjesht jam shume me i lire dhe jam krejt i pavarur sesa kur isha aktiv ne politike. Te tjerat jane llogje pazari.
Faleminderit! Ketu e mbyll polemiken me ty pavaresisht cdo te te thone te shkruash me tej.
- Vettingu e shkarkoi nga detyra për kontakte me njerëz të botës së krimit, gjyqtari Shkëlzen Selimi fiton gjyqin në Strasburg - 25/11/2025
- Edmond Spaho i përgjigjet “kamikazit” të Zenit: Pyet Flamurin, para se të flasësh dhe të zbulosh grupet armiqësore. Shiko si është katandisur PD sot - 25/11/2025
- Raporti tronditës i OKB: Një grua u vra çdo 10 minuta nga familjarët ose partnerët në 2024-ën - 25/11/2025