Aktorja Delinda Disha ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për postin e kryetares së Bashkisë Tepelenë. Duket se aktorët e estradës shqiptare po synojnë politikën pasi kanë braktisur rolet e humorit, kujtojmë këtu Florian Binajn që po kandidon për bashkinë Tiranë. Më herë Erion Isai, ish-aktor e tashmë kryebashkiak i Ersekës i përfunduar në SPAK.
Lajmin e ka shpërndarë vetë aktorja në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazëm për këtë kapitull të ri në jetën e saj profesionale dhe personale.
“Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë,” shkroi ajo në njoftimin e saj publik.
Vendimi i Zhupës për të hyrë në politikë vjen pas një periudhe të tensionuar në marrëdhënien e saj me televizionin MCN, ku ka qenë e angazhuar si moderatore. Ajo denoncoi publikisht në JOQ drejtuesit e emisionit si gjobëvënës e po ashtu publikisht mosdhënien e pagave për një periudhë të gjatë, çka solli debate të ashpra dhe përfundimisht largimin e saj nga televizioni.
Për publikun shqiptar, Delinda Zhupa Disha është një figurë e njohur në televizion me disa role personazhesh humoristike.
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026