Siç ka bërë edhe herë të tjera, këngëtarja e famshme Aurela Gaçe, nuk ka munguar edhe këtë herë të përkrahë përfaqësuesen e vendit tonë në Eurovizion. Me një status në rrjetet sociale, ajo bën thirrje për bashkimin e shqiptarëve në përkrahje të këngës shqiptare duke votuar për të.
Aurela Gaçe ka qenë pjesë e Eurosong organizuar në Dyseldorf të Gjermanisë, duke bërë një performancë të shkëlqyer e dinjitoze. Sondazhet e atëhershme e kuotonin në top 10 më të mirat, kurse juria e gazetarëve e klasifikonte si të tretën këngë në klasifikimin e përgjithshëm.
Ja statusi i Gaçes, shoqëruar edhe me një foto për mënyrën e votimit:
“Po pres pêr ZJERM – in .
Shqipeeeeee, sot duhet të behemi bashkë ashtu sic dimë ne
Votimi hapet në oren 21:00.
SOT finalja e madhe e Eurovisionit, mbeshtesim fort Shqiperine kudo ku jeni shqiptare sebashku te mbeshtesim shqiponjen tonë dhe kengen tonë “ZJERM”!
