Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Lojërat Olimpike, të cilat ngritën siparin me futbollin, ku takimi që solli më shumë emocione ishte ai mes Argjentinës dhe Marokut.
Lojtarët argjentinas barazuan në minutën e 106’ të sfidës, gjë që acaroi tifozët marokenë, të cilët filluan duke hedhur sende në fushë.
Kjo gjë e detyroi arbitrin që të çonte skuadrat drejt dhomave të zhveshjes pa kontrolluar sistemin VAR deri sa të qetësohej situata, me të gjithë që menduan se takimi u mbyll.
Por pas rishikimit me VAR, dy orë pasi ndeshja mendohej se kishte përfunduar, gjyqtari suedez e anuloi golin e barazimit për pozicion jashtë loje dhe lejoi që të luheshin tre minuta shtesë me stadiumin e boshatisur.
Në këto tre minuta, Maroku arrit të ruante rezultatin dhe të fitonte 1-2, duke marrë tre pikët në një takim që do të hyjë padyshim në librat e historisë.
- “Kemi dështuar me televizionin publik, të mbyllet ose të…”/ Rama për RTSH-në: Asnjë lek për ta, nuk i meritojnë taksat e shqiptarëve - 16/01/2026
- “Ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati”/ Rama fton opozitën për pakte politike në Kuvend - 16/01/2026
- “Kur të vijë koha e duhur’’/ Pas arrestimit të Maduros, liderja e opozitës venezueliane synon të jetë presidentja e parë grua në vend - 16/01/2026