12.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

“ Dy poetë në Boston”

Nga Auron Tare

Cdo 25 Janar, më vjen rregullisht nga komuniteti skocez në Boston, një ftesë. Cdo 25 janar, skocezët në shtetin e Masachuset festojnë ditëlindjen e poetit të tyre të madh Robert Burns. Rastësisht tre vite të shkuara u gjenda edhe unë në këtë festë në një sallë të madhe në Jamaika Plain. Disa qindra amerikanë me prejardhje nga Skocia mblidhen nën tingujt e gajdeve, veshjeve tradicionale, uiskit dhe recitojnë poezitë e Burns. Poeti që mbajti gjallë jo vetëm shpirtin e malësoreve por edhe dashurinë e madhe për pejsazhet dhe malet e Skocisë. 25 janari ne sallen e Jamaica Plain te Bostonit, eshte nje mbremje mjaft tradicionale ku edhe pse larg vendit te tyre shpirti poetik i Skocisë mbahet ende gjallë nëpërmjet muzikës dhe poezive. Atë mbrëmje pra, kur një nga pjesmarrësit po fliste mbi influencën e poezisë së Burns, ngrita dorën në mënyrë instiktive. Për habinë e atyre skocezëve të mbledhur në sallë recitova “Meri Morisonin” në shqip duke ju shpjeguar se Robert Burns ishte nje poet shumë l dashur në Shqiperi dhe kishte mbërritur tek ne falë një perkthimi mjeshtëror nga poeti ynë Lasgush Poradeci. Kaq e madhe ishte habia e skocezëve sa gjate gjithe mbrëmjes u rrethova nga dashamirës të Burns që donin të dinin më shumë jo vetëm se si Burns kishte mbërritur deri në Shqipërine komuniste por në rradhë të parë mbi atë që kishte bërë të mundur që Burns të tingëllonte në shqip.

Të gjithë ata që e njohin sado pak Burns, e dinë se poeti shkroi në gjuhën e popullit. Një Gaelishte qe sot eshte shume pak e kuptueshme. Ne dimrin 2001 kur isha disa jave ne Edinburg, vizitova Muzeumin e Burns, nje shtepize e vogël por shumë interesante. Kuratorja e Muzeumit, totalisht e mrekulluar nga ideja se poeti ishte lexuar gjerësisht në Shqipërinë komuniste, më mbajti disa orë duke më treguar fletët e ruajtura me kujdes në shkrimin origjinal të Burns. Por ajo që e kishte habitur atë më shumë ishte fakti se si poeti shqiptar Poradeci kishte mundur të përkthente Burns me aq mjeshtëri.

E gjitha kjo ndodhi me erdhi ne mendje kur shikoja mbreme ne nje rrefim televiziv te bijen e Lasgushit, Marien. Nje grua me shpirt poetik qe e kam njohur nga femijeria. Maria sot e vetme perpiqet te mbaje gjalle per publikun e shurdhet shqiptar jo vetem kujtimin e te Atit, por flaken e ndezur te shpirtit te poetit ndoshta me I madhi qe gjuha shqipe ka nxjerre. Marie mes kujtimeve te shumta tregonte per indiferencen institucionale qe has duke trokitur ne dyert e atyre qe mbeshtesin qindra aktivitete pa vlere, komerciale, trullosese dhe pa asnje ndikim ne kulturen e vertete ten je Kombi. Poeti I madh ende nuk ka nje Muze modest ne shtepine e tij te dikurshem ne Pogradec ku shkruante naten vone poezitë e tija të mrekullueshme. Veprat dhe dorshkrimet ende një pjese e mirë e pa botuar. Por në të vërtetë vlera e madhe e një poeti si Lasgushi qëndron në faktin se megjithë vështirësitë e tija të mëdha ekonokime dhe shoqërore nuk e tradhëtoi kurre lirinë e tij duke mos ju perkulur sundimtarit të rradhës. Një rast i rrallë ky në shoqërinë shqiptare. Fatkeqesisht edhe pse shqiperia kulturore sot harxhon para pa fund për ngjarje pa vlerë, poezia dhe vepra e Lasgushit mund të shërbente për komunitetet shqiptare ne botë të cilat mund ta kujtojnë poetin cdo vit të lindjes së tij në respekt për frymëzimin ndaj dashurisë dhe vendit që ai këndoi aq bukur.

“O Meri, eja në dritare;

Është ora jonë e dëshiruar!

Ç’kushtojnë mijëra thesare

përpara syve të adhuruar!

Mundim të madh do të duroja,

si skllavi që duron i strukur,

kur zemrën tënde ta fitoja,

moj Meri Morison e bukur!

O Meri, do ti ta mundosh

atë që zbret për ty në varr?

Do shpirt e zemër t’i coptosh

për fajin se të do me zjarr?

Në s’më pranon si dashuror,

trego për mua pak mëshirë!

Ti s’mund të kesh një shpirt mizor,

moj Meri Morison e mirë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x