13.5 C
Tirana
02 / 11 / 2025

Dy miliardë shikues deri më tani, ja objektivi i Infantino për Katar 2022

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një bilanc të botërorit Katar 2022. Ai është shprehur i kënaqur me ecurinë e deritanishme, duke evidentuar faktin se 2 miliardë shikues kanë ndjekur ndeshjet.

Në fazën e parë, atë të grupeve, kemi kaluar shifrën e 2 miliardë shikuesve në TV në të gjithë botën. Jam i bindur ser deri në fund të turneut do të shkojmë në kuotën e 5 miliardë telespektatorëve”, tha kreu i FIFA-s.

Botërori këto dy ditë është pushim, për të rinisur ditën e premte me ndeshjet e para çerekfinale. “Tani do të nisë faza më e rëndësishme e Kupës së Botës, aty ku rivaliteti është shumë i madh e natyrisht edhe interesi i tifozëve” u shpreh Infantino.

Mendoj se ky është momenti ku lojtarët e mëdhenj do të bëjnë diferencën në fushë. Jam i bindur se deri në fund do të shohim një botëror shumë të dueluar dhe me një nivel fantastik”, tha Gianni Infantino.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x