Motra e Mbretit të ndjerë Harald V, Princesha Astrid, vdiq sot në moshën 94 vjeç, saktësisht dy javë pas vëllait të saj, njoftoi sot Pallati në Oslo.
“Princesha ndërroi jetë sot, të premten më 11 shtator, në moshën 94 vjeçare”, tha Pallati në një deklaratë.
Të mërkurën, Astrid mori pjesë, në një karrige me rrota, në funeralin e vëllait të saj Harald, i cili vdiq më 28 gusht në moshën 89 vjeçare.
Me kalimin e kohës, paraqitjet e saj publike ishin bërë të rralla.
Në gusht, ashtu si vëllai i saj, asaj iu vendos një stimulues kardiak.
Princesha Astrid ishte e fundit nga tre fëmijët e Mbretit Olaf V, i cili u ngjit në fron në vitin 1957 dhe qëndroi deri në vitin 1991.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare - 11/09/2026
- Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid - 11/09/2026
- Pas betimit si ministre, Spahiu ndan detyrat te Shëndetësia: Që nga nesër në orën 08:00 do hapet një zyrë për problemet e qytetarëve - 11/09/2026