Kuvendi miratoi dje projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.
Kuvendi miratoi me 94 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.
Deputetët e grupit të Alibeaj bashkuan votat me maxhorancën, duke votuar pro ligjit për hapjen e Dosjeve. Ajo që bie në sy nga votimi, është abstenimi i dy figurave të maxhorancës, deputetëve Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço.
Deputetët e PD që votuan pro ligjit
- Gazment Bardhi,
- Bledjon Nallbati
- Agron Gjekmarkaj
- Lulzim Basha
- Merita Bakiu
- Desantila Tahiraj
- Emila Koliqi
- Mesila Doda
- Saimir Korreshi
- Nusret Avdulla
- Kreshnik Çollaku
- Eralda Bano
- Seladin Jakupllari
- Andia Ulliri
- Flamur Hoxha
- Flutura Açka
- Jorida Tabaku
- Lefter Gështenja
- Arbi Agalliu
- Helidon Bushati
- Ilda Dhori
- Orjola Pampuri
- Enkelejd Alibeaj
- Dhurata Tyli Çupi
- Dashnor Sula
Deputetët e PS që votuan abstenim
Damian Gjiknuri abstenim
Nasip Naço abstenim
Nisma u ndërmor nga grupi parlamentar socialist në vijim të shkresës së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit drejtuar Kuvendit, lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar në detyra shtetërore dhe publike.
- Dashamir Tahiri: Shoqata ‘Çamëria’ në momentin më të keq në histori, s’ka as zyrë, as email, drejtohet me telefon nga Idrizi - 04/02/2026
- Milani nuk ndalet, fitore bindëse ndaj Bolonjës - 03/02/2026
- Bojkoti për reformat/ Leka: Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Ka frikë se do mbetet jashtë tryezës - 03/02/2026