15.5 C
Tirana
11 / 12 / 2025

“Dumani luftarak, nuk e ka trembur presioni”, Xholi: Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, vlerësoi dy drejtuesit e deritanishëm të këtij institucioni të drejtësisë. Ai e vlerësoi Krajën për pjekurinë dhe eksperiencën, ndërsa Dumanin për përkushtimin.

“Te zoti Arben Kraja do të vlerësojë pjekurinë dhe eksperiencën disa vjeçare në hetim. Te Dumani do të vlerësojë përkushtimin e dhe rolin e tij luftarak që nuk tërhiqet përballë asnjë presioni. Këto do të më ndihmojnë nëse do të marrë pëlqimin tuaj”, tha Xholi.

Më tej, Xholi u shpreh se nëse ai do të zgjidhet në krye të SPAK do të ketë përqendrohet te grumbullimi i provave.

“Do të bëjë një ndërthurje të të gjithë secilit. Ajo që kam pikë të dobët është mbledhja e provave para arrestimit, prova të pacenueshme në gjykatë. Unë nuk fus njerëz në burg pa prova, ky është parimi që unë do ta vazhdojë sa të jem në këtë profesion”, tha Xholi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x