Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, nga Tirana në Samitin e Komunitetit Politik Europian, u shpreh se rendi botëror po minohet me luftërat që kanë nisur. Ai theksoi se siguria e Ukrainës është edhe siguria e BE-së.
“Faleminderit për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Një Europë e re në një Botë të re. Kjo është edhe çështje e re për këtë samit të sotëm. Pas fundit të luftës së Dytë Botërore
Ky rend botëror po minohet. Agresioni rus në Ukrainë solli luftën në Europë. Situata në Gaza është një tragjedi humanitarë. E drejta ndërkombëtare po dhunohet, njerëzit po dhunohen me forcë të zhdrejtë. Kjo
Ne dimë i dashur Volodimir se siguria juaj është edhe siguria jonë. Europa duhet të financojë më shumë te mbrojtja. Ne kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion.
BE është gati të luajë këtë rol të plotë në këtë Europë të re, në këtë botë të re. BE-ja e re do të jetë një partner i besueshëm për integrimin Europian”, tha Costa.
Costa: Bashkëpunimi ka bërë që të lidhen me njëri tjetrin, kjo ndërvarësi është shndërruar në instrument presioni dhe pushteti. Evropa ka detyrë të punojë për këtë çështje duhet të jemi të bashkuar, Evropa duhet t’ia dalë mbanë që të realizojë një paqe. Siguria juaj është edhe siguria jonë, Evropa duhet të investojë më shumë, se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të pasur zgjidhjen e duhur për paqe në Lindjen e Mesme, do të minohet jo vetëm siguria e Evropës por edhe autoriteti i saj.
- PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re, na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme - 31/05/2025
- Kërcënohet me jetë vajza e Melonit, kryeministrja: Tregues i një urrejtjeje ideologjike - 31/05/2025
- PSG dhe Inter për herë të parë përballë njëri-tjetrit, publikohen formacionet zyrtare të finales së Champions League - 31/05/2025