Fitorja e Giorgia Melonit në Romë është natyrisht në krye të titujve të medias së të gjithë botës. “Italia nuk ka pasur një qeveri kaq të djathtë që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore, shkruan CNN, në një koment mbi zgjedhjet parlamentare italiane.
Nga fituesit e zgjedhjeve, edhe pse ata konsiderohen si të djathtë dhe euroskeptikë, hidhen poshtë akuzat se kjo fitorje ka lidhje me trashëgiminë e Bennito Musolinit.
Përtej folklorit, ku në raste festash e funeralesh, mbështetësit e Fratelli D’Italia të Melonit përshëndesin alla romana apo nderojnë Ducen në çdo ditëlindje apo përvjetor vdekjeje, një duel elektoral në kryeqytetin Italian, është fotografia tipike e zgjedhjeve parlamentare të 25 shtatorit në Itali.
Në një nga zonat elektorale të qendrës së Romës, e quajtur “Sesto San Giovani”, zonë në rajonin e Lombardisë, u përplasën dy emra simbolik në historinë italiane.
Nga njëra anë ishte Emanuele Fiano, deputet i Partisë Demokratike Italiane, arkitekt dhe djali i të vetmit hebre të mbijetuar nga kampi shfarosës i Auschwitz, Nedo Fiano. Ndërsa në krahun tjetër ishte Isabella Rauti, e bija e Puno Rauttit, liderit të së djathtës neofashiste në Itali, i cili madje u akuzua për terrorizëm në fund të viteve 60 të shekullit të shkuar. Rauti, i cili ishte një gazetar militant i së djathtës neofashiste, arriti të bëhej lider me qëndrime ku glorifikonte fashizmin. Dje, në zgjedhje, e bija e liderit neofashist, mundi të birin e të mbijetuarit nga Auschwitz 45% me 30%. Një rezultat që tregon qartësisht se çfarë ka ndodhur në Itali, në zgjedhjet parlamentare, përtej të gjithave…
- SHBA formon ekipin negociues për bisedime me Rusinë, 3 zyrtarë të lartë amerikanë drejt Arabisë, ndër ta Sekretari i Shtetit - 15/02/2025
- Telefonata e Sekretarit të Shtetit dhe homologut të tij rus, në fokus rikthimi i dialogut mes dy fuqive botërore dhe konflikti me Ukrainën - 15/02/2025
- Tronditet Austria! Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë! Dëshmitari përplas me makinë autorin - 15/02/2025