Ish-deputeti opozitar Myslim Murrizi ka kritikuar listën e Partisë Demokratike me 12 drejtuesit e qarqeve që do të udhëheqin fushatën zgjedhore.
Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Murrizi u shpreh se në disa qarqe janë caktuar njërëz pa peshë, ndërsa nga ana e PS ‘janë caktuar mashtrues’ tha ai.
Për këtë, Murrizi fajësoi marrëveshjen Rama-Berisha e bërë në vitin 2008.
“Unë nuk kam folur me z.Berisha, ai ka folur me Flamurin. Debate ka pasur në Kryesi, por qarqe specifike. Problemi është që mundësia për t dërguar njerëz që nuk kanë peshë apo mashtrues që dërgon Rama, lind falë pazarit të ndyrë duke mashtruar këta të PD-së. Është një e pavërtetë e madhe dhe e turpshme.
Damiani dhe Oerdi tentuan të bënin një herës. Sajuan atë që 1/3 duhet të jenë të mbyllyra, e turpshme. Pazari është bërë te kodi, këtë listë me individë që nuk kanë peshë por kanë qenë turistë, vjen produkt i paçavures së prillit 2008, ku shqiptarët thjesht votojnë nuk zgjedhin”.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026