Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e saj në qarkun e Lezhës. Megjithëse kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar, socialistët nuk arrijnë dot t’i marrin mandatin.
Kandidatët demokratë dhe socialistë kanë ndjekur nga afër të gjithë procesin, por ethet e mbylljes së numërimit kanë sjellë tensione mes palëve.
Kanë qenë demokratët ata të cilët kanë ngritur zërin, teksa më pas reaguan edhe socialistët.
Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Latest posts by Pena Albania (see all)