14.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Draft-rezoluta: Kujdes financimin në media, të hiqet ‘roaming’ për shqiptarët në vendet e BE

Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin do të zhvillojë mbledhjen e radhës nesër dhe pasnesër (1 dhe 2 dhjetor) në Bruksel. Gazetari i Report Tv Ermal Qori ka siguruar Rezolutën e cila pritet të miratohet në fund. Deputetët në rezolutë përshendësin nisjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me bashkimin Evropian duke nënvizuar se kjo është një fazë e re në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në rezolutë përshëndetet roli i Shqipërisë në rajon dhe qëndrimi i saj për zhvillimet globale. Eruordeputetët inkurajojnë Shqipërinë të vazhdojë rolin e saj konstruktiv në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e saj aktiv në nismat rajonale, duke nënvizuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes së tyre.

“Komiteti mirëpret heqjen e tarifave të roaming ndërmjet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor; nxit, në këtë drejtim, të gjitha palët përkatëse të negociojnë një plan që do të çonte në eliminimin përfundimtar të tarifave të roaming midis Shqipërisë dhe të gjithë anëtarëve të BE-së”, thuhet në dradt rezolutë.

Komiteti ka shprehur shqetësimin se Shqipëria ka rënë me tetë vende në “Indeksin Botëror të Shtypit” të Reporterëve pa Kufij që nga viti 2018 dhe ndaj i kërkon vendit të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet për të garantuar ushtrimin e garantuar të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x