13.5 C
Tirana
25 / 10 / 2024

Dormund/ Guri Madhi mes më të mëdhenjve të artit botëror

Dje (27 maj 2024) në orën 18.30 në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund, u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës “In motion, Art & football”. Në sallën e ekspozitës ishin mbi 600 vetë, midis të cilëve disa ministra të qeverisë gjermane, ndër të tjerë dhe Ministrja e Kulturës së Gjermanisë Claudia Roth, shumë deputetë, drejtues të Federatës Gjermane të Futbollit. 
Përshëndeti Drejtori i Muzeut Dr.Manuel Neukirchner, i cili përshkroi etapat e punës për realizimin e ekspozitës. 4 vjet më parë ishin hedhur hapat e parë. Fillimisht ishin përzgjedhur 500 vepra me temë futbollin, prej të cilave u seleksionuan 175 vepra të 100 autorëve të cilat janë pjesë e ekspozitës. Këto vepra janë ndarë te 16 kapituj. Drejtori i Muzeut në fjalën e tij përmendi disa emra artistësh pjesëmarrës në ekspozitë: Picasson, Dali, Rene Magrite, Joan Miro dhe shtoi: ” …Guri Madhi që fatkeqësisht në vitin 1988 ka vdekur, por që sot është i përfaqësuar nga i biri i tij”.
Përshëndetën kuratorët dhe historianë arti, përshëndetën drejtues të Federatës Gjermane të Futbollit. Një show i vërtetë, që vijoi me instalacionin digjital “In motion – Art & Football”, që zgjat rreth 50 minuta. Instalacioni digjital është vështirë të përshkruhet. SPEKTAKËL. Do jenë me fat ata që do ta shohin. Ka shumë dramacitet, kulturë, intensitet, energji pozitive, punë të palodhur dhe formë e re e transmetimit të artit figurativ. Të pranishmit duartrokitën me minuta të tëra. Sukses i plotë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x