Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar pas largimit të papritur të Lindita Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit, vendim që sipas saj, ka ardhur për arsye shëndetësore.
Përmes një postimi në Facebook, Braçe shprehet se Lindita Nikolla ishte fuqia e qetë e Kuvendit, e cila, sipas tij, gjatë kohës që drejtonte Parlamentin u përball me sulmin më të egër personal.
Postimi i plotë:
LINDITA NIKOLLA ISHTE FUQIA E QETE E KUVENDIT!
NJE GRUA E DENJE-PLOTE DINJITET, SERIOZE, E PERMBAJTUR, E PERULUR, KURRE ARROGANTE, E PAQTE ne nje salle e kohe qe te tjeret e sollen perballe saj si LUFTE, FUSHE BETEJE;
U PERBALL me situaten me te rende, sulmin me te eger-personal e ndaj INSTITUCIONIT ME TE LARTE TE REPUBLIKES ne 33 vite;
Kujtoj i turperuar nisjen, kur kolege tanet as denjuan te hedhin fleten e votimit ne kuti, por e grisen ne nje akt te ulet e fyes per nje grua qe su kish asnje faj;
sic kujtoj po aq i turperuar tymin e flaken, shkrepsen e flakadanet, cizmet e karriget, sharjet e fyerjet lume, te cilat nuk duhet te ndodhnin kurre as ne vendin me anormal te botes;
Po e perseris, pa asnje shkak te perligjur, shkaktuar nga LINDITA NIKOLLA-nga ne si cenim lirie apo demokracia ne Kuvend, por per arsye qe ishte e mbeti deri dje vone ne darke mua aty-ne salle, ARSYE TERESISHT E BRENDESHME E TYRE!
Pertej kesaj, LINDITA NIKOLLA ja doli te ishte aty, QENDROI, DUROI, PERBALLOI, QETESOI, NORMALIZOI ne emer te dinjitetit te Kuvendit e Republikes, interesit publik te qytetareve te ketij vendi; nuk eshte pak kjo, eshte shume ne mes te nje LUFTE!
Ne ane tjeter, dua ta falenderoj kryetaren NIKOLLA edhe personalisht; me keni duruar, e kam tepruar, ju kam vene ne veshtiresi shpesh nga vendi e nga foltorja, dhe sinqerisht ju jam mirenjohes per hapesiren qe me keni lejuar ne cdo rast;
Shume faleminderit!